Kthim pas në të shkuarën?- Rusia krijon “makinën e kohës”

Shkencëtarët kanë pohuar se në Rusi është krijuar një “makinë kohe” që ka aftësinë të rikthehet në të kaluarën. Studiuesit nga Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë në Moskës (MIPT), thonë se me eksperimentin kanë sfiduar në mënyrë efektive ligjin e dytë të termodinamikës.
Ky është një rregull brenda fizikës që komandon drejtimin e ngjarjeve nga e kaluara në të ardhmen, duke deklaruar se gjithçka në universin tonë tenton të shkatërrohet.
Makinën e kanë përshkruar si të aftë për të lëvizur objekte me madhësi më të vogël se atomi në drejtimin e kundërt të “shigjetës së kohës”. “Makineria e kohës” është një kompjuter kuantik fillestar i përbërë nga elektrone të quajtura “kubits”.
Një “ kubit” është një njësi informacioni që përshkruhet nga numri një ose numri zero. Pas punës me vetëm dy “ kubit”, shkencëtarët pohuan se kishin një “kthim në kohë” me një shkallë suksesi prej 85%.
Nuk është rasti i ndalimit të akrepave të orës, por modelet intriguese të këtyre makinave mund të hapin derën e një bote të re për brezat e ardhshëm.
Burimi: Daily Mail
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.