Ku duhet ndërhyrë për naftën!Braçe ashpërson tonet: Fitime të larta! Të hiqen koncesionet e karburanteve

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është ndër zërat më të ashpër lidhur me spekullimet me çmimet e produkteve bazike për qytetarët, duke nisur nga nafta, te produktet e shportës, për të arritur deri te materialet e ndërtimit. Në një intervistë ekskluzive për Televizionin SCAN, ai thotë se duhet të ndërmerren disa ndërhyrje duke nisur nga kontrolli i kompanive e deri te koncsionet.
Braçe thotë se barra fiskale e naftës nuk duhet ulur, por se mund të ndërhyhet shumë mirë në kosto të tjera që e rrisin artificialisht çmimin, siç janë koncesionet e hidrokarbureve, afati i të cilave është drejt përfundimit.
Deputeti i Partisë Socialiste ishte ndër zërat e parë që kërkoi vendosjen arbritrare të çmimeve tavan nga shteti për produktet jetike të popullatës.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.