Ku ndodhen qytetet më të lumtura në botë?

Norvegjezët kanë më shumë se kurrë arsye për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë. Pas renditjes së katërt për dy vitet e fundit, Norvegjia është ngjitur tre vende duke i zënë vendin Danimarkës, e cila është shpallur tre herë fituese për të marrë titullin si “vendi më i lumtur në Botë” për herë të parë.
Danimarka ka zbritur në vendin e dytë gjatë këtij viti, e ndjekur nga Islanda, Zvicra, Finlanda, Holanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia, kjo sipas raportit të Lumturisë Botërore, e cila u prononcua ditën e hënë, për sa i përket zgjidhjeve të zhvillimit të qëndrueshëm të rrjetit nga Kombet e Bashkuar. Danimarka ka fituar titullin e tretë nga katër herët në këtë raport, ndërsa Zvicra ka fituar titullin vetëm një herë.
Shtetet e Bashkuara u renditen në vendin e 14, duke rënë një vend më poshtë nga viti i kaluar. Superfuqitë e tjera nuk kanë qenë në nivelin e duhur për sa i përket Evropës Veriore. Gjermania erdhi në vendin e 16 –të për vitin e dytë, ndërkohë që Britania e madhe u ngjit katër vende më lart dhe Rusia u ngjit shtatë vende duke u renditur në vendin e 49-të. Japonia u ngjit në vendin e 51 –të, ndërsa Kina u ngjit në vendin e 79 -të.
Njerëzit në Republikën e Afrikës Qendrore janë më të palumturit me jetën e tyre, në bazë të anketës së 155 vendeve, pasuar nga Burundi, Tanzania, Siria dhe Ruanda.
Lumturia nënkupton shumë gjëra
Lumturia nuk ekziston vetëm në sensin që ka lidhje me paratë, edhe pse kjo është pjesë e saj. Produkti real i brendshëm bruto për frymë është një prej matjeve kryesore, thuhet në raport. Të tjerat përfshijnë bujari, shpresë për një jetë më të shëndetshme, duke pasur dikë për të llogaritur apo përceptuar lirinë si mënyrë e zgjedhjes së jetës dhe lirinë nga korrupsioni, argumentuan autorët e raportit. Ata shpjeguan faktin se kjo është një masë më e mirë e mirëqenies njerëzore sesa arsimimi i analizuar, qeverisjes së mirë, shëndetit, të ardhurat dhe varfërisë veç e veç.
“Raporti Botëror i Lumturisë për herë e më shumë vazhdon të tërheqë vëmendjen globale rreth nevojës për të krijuar politika të shëndosha për ata që kanë më shumë rëndësi për njerëzit –mirëqenien e tyre”, tha Jeffrey Sachs, bashkë –redaktor i raportit dhe njëkohësisht drejtor i insitutit të Tokës në Universitetin e Columbias, në një deklaratë.
Siç mund të tregohet edhe nga shumë vende, ky raport jep prova se lumturia është një rezultat i krijimit të themeleve të forta sociale. Është koha për të ndërtuar besimin social dhe jetë të shëndetshme, jo armë apo mure. Jo vetëm për paratë
Norvegjia u ngrit në krye të renditjes, pavarësisht rënies së çmimeve të naftës, duke treguar se çfarë vende kanë të bëjnë më paratë e tyre –por kjo nuk ka të bëjë vetëm me rritjen financiare apo çështjeve të tjera. Kjo është një çështje e rëndësishme, tha bashkë –redaktori i raportit John Helliuell në Universitetin e British Columbia.
Duke zgjedhur qëllimisht për të prodhuar naftën dhe investuar të ardhurat për të mirën e gjeneratave të ardhshme, Norvegjia ka mbrojtur veten nga një ulje të paqëndrueshme dhe ngritje e shumë ekonomive të tjera të pasura me naftë. Kjo shprehje e zakonshme midis të ardhmes mbi të tashmes është bërë më e lehtë me nivele më të larta rreth besimit të ndërsjelltë, me qëllim të përbashkët, bujarinë dhe qeverisje të mirë, shtoi Helliuell, i cili është edhe bashkë –drejtor në Institutin Kanadez për Hulumtime të Avancuara. Të gjitha këto janë gjetur në Norvegji, si dhe nga vendet e tjera më të lartë.
Lumturia në punë
Raporti i këtij viti u fokusua edhe në lumturinë në vendin e punës. Për herë e më shumë, njerëzit gjithmonë kanë tendencën për të shpenzuar pjesën më të madhe të jetës së tyre në punë, kështu që është e rëndësishme për të kuptuar rolin e punësimit dhe papunësisë të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e lumturisë, tha Jan –Emmanuel De Neve, një profesor në Universitetin e Business School Oksford.
Hulumtimi tregon se lumturia mund të vijë duke u ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme, për sa i përket statusit të punësimit, llojit të punës, dhe sektorëve të industrisë. De Neve ka shtuar se njerëzit të cilët kanë role dhe pagesa të larta në punë janë më të lumturit, por paraja është vetëm një masë
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.