Kuba pa karburant – Bien eksportet nga Venezuela, kaos dhe radhë të gjata

Në Kubë ka një mungesë të theksuar karburanti, çka ka shkaktuar kaos dhe radhë të gjata në pikat e karburantit.
Duke filluar prej datës 1 Prill, me naftë Premium në vend do të mund të furnizohen vetëm shtetasit e huaj që punojnë në vend, si dhe turistët, deri në momentin që do të mbarojnë rezervat aktuale. Disa pika karburanti madje kanë pezulluar tërësisht punën.
“Dëgjova se shumë karburante kanë pezulluar punën. Ne paguajmë të njëjtin çmim për naftën, pse nuk na lejohet ta blejmë?”-shprehet një qytetar. Kuba është e varur tërësisht nga Venezuela për importin e karburantit.
Në vitin 2004, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në këtë fushë, ku Venezuela angazhohej të furnizonte me naftë Kubën me çmime të favorshme, ndërkohë që Kuba do t`i mundësonte shërbime në kujdesin shëndetësor, edukim, kulturë dhe sport.
Por, me rënien e prodhimit në Venezuelë, volumi i eksperteve drejt fqinjëve është ulur ndjeshëm, në vetëm 55 mijë fuçi aktualisht. Një javë më parë, qeveria venezuealiane deklaronte në faqen zyrtare se, ka mbetur pa naftë dhe se kjo është kriza e parë e këtij niveli në 5 vite.
Kuba nga ana tjetër, është e varur tërësisht nga nafta për prodhimin e energjisë elektrike, dhe kriza e fundit mund të godasë shumë shpejt banorët dhe sipërmarrjen.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.