Kufiri i jetës njerëzore, studiuesit: Pas kësaj moshe, rreziku i vdekjes nivelohet
Prej shekujsh, mjekësia, biologjia dhe studiuesit e evolucionit janë përpjekur të kuptojnë se sa është jetëgjatësia maksimale e njerëzve dhe nëse ka një të tillë. Një studim i kryer së fundmi ka arritur në përfundimin se ende nuk munda ta shohim kufirin e jetëgjatësisë dhe ndoshta nuk ka një të tillë.
Studiuesit italianë morë në bazë të dhënat e ofruara nga INSTAT, për një kampion prej 4 mijë italianësh mbi moshën 100-vjeçare. Për studime të këtij lloji, ky konsiderohet një kampion i bollshëm, i cili mund të zbulojë informacione të besueshme mbi jetën dhe vdekjen.
Nga analiza rezultoi se të moshuarit pas moshës 105-vjeçare, me kalimin e moshës, vdekshmëria e tyre nuk rritet. Pas kësaj moshe ekstreme duket se jeta mund të vazhdojë në mënyrë të pacaktuar në të njëjtin drejtim.
Studimi trego se probabiliteti i vdekjes është i njëjtë, si për dikë 110 vjeç, ashtu edhe për dikë 105 vjeç.
Madje të njëjtat të dhëna treguan se për super-të-moshuarit e lindur midis viteve 1896 dhe 1910, ka një rritje të vërtetë dhe domethënëse të jetëgjatësisë. Gjasat janë që jetëgjatësia të rritet edhe më tej për brezat e mëvonshëm, për të cilët jeta përtej 105 viteve do të jetë edhe më e zakonshme. Studiuesit i kanë quajtur këta njerëz “pionierët e jetëgjatësisë”.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.