Kufiri me Greqinë – Bushati: Presidenti dha miratimin, në proces 3 negociata
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka bërë me dije se shteti shqiptar po negocion 3 marrëveshje të ndryshme për kufijtë me Greqinë. atë të kufizimit detare, të piramidave, dhe menaxhimit të incidenteve kufitare.
Në një deklaratë për mediat ai tha se procesi i negocimit të tyre do të jetë i gjatë, ndërkohë që theksoi se Presidenti ka dhënë autorizimin për kryerjen e tyre nga ana e Ministrisë së Jashtme.
Ministri Bushati ka qenë të mërkurën në Komisionin e Jashtëm ku është diskutuar situata dhe përgatitjet për procesin e negociatave me BE.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.