Kujdes me PPP-të! – Sejko: Më shumë ekspertizë që të mos kemi “surpriza”
Qeveria duhet të bëjë kujdes të shtuar në lidhjen e kontratave koncesionare, për të mos pasur surpriza që ndikojnë në rritjen e nivelit të borxhit, si dhe të ecet në raport me prioritetet strategjike. Ky ka qenë rekomandimi kryesor i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko lidhur me projektbuxhetin e vitit 2019.
Sejko kërkon një ekspertizë të saktë dhe sipas standardeve ndërkombëtare në mënyrë që efektet të jenë të mirë llogaritura, ndërsa rekomandon që të ulet niveli i shpenzimeve. Rekomandimet e Guvernatorit u dhanë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ndërsa pritet që ditën e Martë projekt buxheti të miratohet në parim.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.