Kujdes me siguracionin e automjetit! Ndryshimet në Kodin Rrugor: Qendra e Informacionit do të vërë në dijeni policinë
Në Kuvend është depozituar një draft me 44 ndryshime në Kodin Rrugor. Një prej ndryshimeve që parashikohet është ai që reflekton edhe ndryshimet dhe zhvillimet në tregun e sigurimeve, që në synim minimizimin e fenomenit të qarkullimit të mjeteve pa sigurim të detyrueshëm.
Referuar ndryshimit, cilido, që qarkullon me një mjet për të cilin ka kaluar mbi 30 ditë afati i sigurimit të detyrueshëm, ndëshkohet me masë administrative me gjobë.
“Qendra e Informacionit, e krijuar sipas ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, njofton menjëherë organet e ngarkuara nga ligji për regjistrimin e mjeteve dhe ato të kontrollit të qarkullimit rrugor mbi mjetet e pasiguruara, për ekzekutimin e masave administrative të parashikuara në këtë nen dhe sigurimin e mjeteve pas marrjes së këtyre masave” parashikohet në projektligj.
Kjo nënkupton se nëse qarkullon me një automjet me siguracion të skaduar, Policia Rrugore e ka informacionin përpara dhe mund të të ndalojë mbi bazën e këtij informacioni dhe jo vetëm në një kontroll rutinor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.