Kujdes për kuponin pas tetorit/ Ministria e Brendshme: Zyrat e aplikimit për karta identiteti të hapura çdo të shtunë
Pas urdhërit të Drejtorit të Policisë së Shtetit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve por edhe emigrantëve, të cilët kanë ardhur për të aplikuar për pasaporta biometrike, zëvëndësministrja e Brendshme Rovena Voda njoftoi se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura çdo të shtunë në të gjithë vendin.
“Me një urdhër çdo të shtunë tashmë, zyrat e shërbimit të qytetarëve janë të hapura dhe qytetarët mund të shkojnë dhe të aplikojnë, edhe jashtë orarit zyrtar”, thotë Voda.
Gjithashtu ajo bën thirrje për të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të aplikojnë edhe për karta identiteti sepse që nga muaji tetor nëse nuk do të keni edhe kuponin e aplikimit për kartën e re të identitetit, do të jetë shumë e vështirë që t’ju ofrohet një shërbim me kartën e vjetër.
Duke shtuar se zyrat kanë qenë të hapura që të shtunën e kaluar, gjithashtu, ajo bën apel që aplikimet të bëhen në kohë dhe të shmangen radhët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.