Kujtesë për dividentin! -Deri në 30 shtator e paguani 8%!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, risjell në vëmendje, për të gjithë tatimpaguesit, se deri në 30 shtator, është mundësia për të përfituar pagesën në shkallën tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë.
‘’Në zbatim të Ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimi mbi dividentin për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, u aplikua në shkallën tatimore 8%, për pagesat e kryera brenda datës 20 gusht 2019.’’
Po kështu, do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019; dhe në rast se pagesa nuk kryhet deri në 30 shtator, atëherë tatimi mbi dividentin për vitet 2017 e më përpara, shkalla tatimore e tij do të jetë 15%.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.