Kulla Eiffel do të mbyllet ditën e shtunë në Paris
Autoritetet franceze do të vendosin rreth 90.000 policë dhe mjaft masa sigurie gjatë kësaj jave, si pasoj e dhunës dhe protestave e shumta që tronditën qytetin e Parisit. Ndërkohë, qeveria thotë se në Paris muzetë, teatrot dhe dyqanet njoftojnë se do të mbyllen ditën e shtunë, duke mbyllur kështu edhe kullën e famshme Eiffel.
Sindikatat e policisë dhe autoritetet e shumtë zhvilluan takime emergjente në mënyre që të merren masa në lidhje me protestat, të cilat po mbahen në Paris, pavarësisht nga dorëzimi i Emmanuel Macron drejtuar marshuesve që kërkojnë heqjen e rritjes së taksave të karburantit. Kryeministri Edouard Philippe u tha senatorëve të enjten se qeveria do të vendosë masa të “jashtëzakonshme” të sigurisë për protestat në Paris.
Duke folur në televizionin TF1, zoti Philippe tha se 89,000 policë do të vendosen ditën e shtunë në të gjithë Francën – nga 65,000 fundjavën e kaluar. Vetëm në Paris, 8,000 policë do të mobilizohen.
Ata do të pajisen me një duzinë automjetesh të blinduara – e para në një zonë urbane franceze që nga viti 2005. Macron pranoi të braktisë rritjen e taksave të karburantit, e cila ishte pjesë e planeve të tij në mënyrë që të luftojë ngrohjen globale, por kërkesat e protestuesve tani janë zgjeruar për çështje të tjera që dëmtojnë punëtorët francezë, pensionistët dhe studentët.
Kryeministri përsëriti planin e qeverisë për të hequr një rritje të taksave të karburantit të planifikuar nga qeveria e mëparshme për shkak të “tensioneve ekstreme” me të cilat përballet Franca. Trazirat në Paris kanë shqetësuar turistët, çuan në anulimin e katër ndeshjeve të futbollit francez këtë fundjavë në të gjithë vendin dhe dëmtuan ekonominë vendase në kulmin e sezonit.
Kulla Eiffel, së bashku me më shumë se dhjetëra muzetë, dy teatro dhe vende të tjera kulturore në Paris, do të mbyllen ditën e shtunë për arsye sigurie. Opera e Parisit ka anuluar shfaqjet e planifikuara të shtunën në dy vendet e saj parizianë.
Dy festivale muzikore në Paris janë shtyrë dhe Arc de Triomphe mbetet e mbyllur qëkur u dëmtua si pasojë e protestës së fundjavës së kaluar, nga ku mbetën të plagosur 130 njerëz. Policia e Parisit ka kërkuar gjithashtu që të mbyllë të gjitha dyqanet në rrugën e famshme Champs-Elysees ditën e shtunë si një masë paraprake.
Një bashkim i vogël që përfaqësonte administratorët e policisë bëri thirrje për një grevë të shtunën, e cila mund të komplikonte më tej masat e sigurisë. Dy zyrtarë të bashkimit policor thanë se janë të shqetësuar se trazirat radikale nga të dy anët e së djathtës dhe nga e majta do të rrëmbejnë protestat e së shtunës.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.