Kultivuesit e verës në Afrikën e Jugut, Kina dominon tregun në konsumimin e verës
Ndërkohë që Kina ka pasur rritje të pagave, duke i shpenzuar për mallra luksoze, konsumimi i verës është një prej tyre. Gjatë katër viteve të ardhshme, gjiganti ekonomik parashikohet të kapë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar për t’u bërë tregu i dytë më i madh në botë për konsumimin e verës, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara.
Konsumi i verës në Kinë pritet të rritet me më shumë se një të tretën në 23 miliardë dollarë në vitin 2021, e cila do të arrijë një vëllim prej 192 milionë arka verë, sipas Vinexpo. Kjo është një normë rritjeje prej 30%.
Sipas këtij këndvështrimi, Hein Koegelenberg, kryetar i prodhuesve të verës në Afrikën e Jugut “L’Huguenot Vineyards”, e pa këtë si një mundësi të artë për konsumatorin. Në vitin 2013, së bashku me kompaninë kineze të shpërndarjes Yangzhou Perfect China, kompania krijoi një gamë të gjerë verërash veçanërisht për tregun kinez. Rezultati ishte mahnitës duke pasur një verë të një cilësie të përsosur në Afrikën e Jugut, dhe një markë e mirë, tashmë përbën 25% e të gjitha shitjeve të verërave në Afrikën e Jugut dhe në Kinë.
L’Huguenot Vineyards pozicionohet rreth 40 minuta nga Cape Town, brenda Luginës së Paarl-Franschhoek të vendit. Dhe transferimi i kompanisë është një nga treguesit kryesor nga kultivuesit e Afrikës së Jugut për të rritur eksportet online duke furnizuar me ushqim tërë tregun e Kinës. Koegelenberg shpjegon se Kina ka pasur shitjet online më të mëdha të verërave të huaja vitin e kaluar, duke e çuar në 49% shitje online vetëm përmes internetit.
Koegelenberg ka rënë dakord për të shitur kantinën e tij të verërave prej 100 tonësh dhe 25 hektarë vreshta në Val de Vie Estate në Perfect China. Përveç kësaj, tashmë L’Huguenot eksporton tre marka të Afrikës së Jugut në Kinë – L’Huguenot, Leap Leopard dhe La Motte.
Koegelenberg thotë se aktualisht eksporton 3 milionë shishe verë në Kinë çdo vit, nga 1.5 milion që kishte qenë në vitin 2012. Afrika e Jugut është prodhuesi i tetë më i madh në botë, nga ku theksi bie tek produktet klasike të mesme që do të përshtaten mirë me tregun kinez – nga ku veçohet konsumatori më i madh në botë i verës së kuqe, madje duke tejkaluar Francën dhe Italinë që nga viti 2014.
Importi i verës në Kinë u rrit më shumë se 30% gjatë këtij viti dhe kjo tendencë do të vazhdojë. Nga janari deri në mars të këtij viti, Kina importoi rreth 200.57 milion litra verë duke kapur vlerën e 792 milionë dollarëve – një rritje vit pas viti me 32.34%, sipas shifrave nga Shoqata e Kinës për Import dhe Eksporti i Verës dhe Spirits (CAWS). Por L’Huguenot përballet me një konkurrencë nga Franca, e cila është eksportuesi më i madh i verës me vlerë globale dhe kryeson vendin e origjinës së importeve të verës në Kinë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.