“Kultura” shtrenjton biletat për vizitorët – Margariti: Të ardhura shtesë nga sitet arkeologjike, ndryshojmë dhe skemën e shpenzimit
Ministria e Kulturës parashikon rritjen e çmimit të biletave në sitet e trashëgimisë përgjatë vitit 2020, si një formë për gjenerimin e të ardhurave. Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Edukimit, ministrja Elva Margariti tha se paralelisht do të kërkohet edhe ndryshimi i tavaneve sesi shpenzohen këto të ardhura, duke synuar që një pjesë e tyre t’iu mbeten vetë institucioneve
Gjatë raportimit pati debate për investimet në qytetin e Gjirokastrës dhe çarjen e Kalasë, por që sipas ministres është përfshirë në projektin e Bankës Botërore e që pritet investimi i 1 milion eurove.
Buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin 2020 ka pësuar rritje me 11.7%, duke arritur në 2.41 miliard lekë, nga 2.1 miliard lekë që ishte përgjatë këtij viti. Megjithatë, Margariti shprehu rezerva, pasi investimet kufizohet vetëm në një zë të vetëm që është investimi në Galerinë e Arteve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.