Kumzari: Gjuha omane në prag të zhdukjes
Fshati i vogël i peshkimit Kumzar qëndron në majën veriore të Omanit në arterien e tregtisë strategjike të quajtur Strait of Hormuz, dhe si rezultat, ka zhvilluar një identitet të pazakontë.
Enklava e izoluar e arritshme vetëm me anije, ka krijuar dialektin e vet të quajtur Kumzari, i cili përbëhet nga 45 gjuhë të ndryshme. Gjuha unike përfshin elementë nga gjuhët e Lindjes së Mesme, si arabisht dhe farsi dhe ato europiane, si frëngjisht, portugalisht dhe anglisht. “Ka disa fjalë në gjuhën Kumzari që janë të njëjta me gjuhën angleze”, thotë Khalid Al Kumzari, një student dhe banor i vendit.
Cila është origjina e kësaj gjuhe?
Gjuha e vjetër shekullore është përcjellë ndër breza dhe origjina e saj e saktë është e panjohur, por ka disa teori. Për shekuj me radhë, fshati ka qenë dëshmitar i betejës së perandorive të konkurrencës për kontrollin e Straits, një pikë strategjike në rrugën e tregtisë botërore në Gjirin Arab. Ndërsa marinarët nga e gjithë bota u ndalën për të mbledhur ujë, thuhet se vendasit morën gjuhët e tyre të ndryshme, sipas banorit Mohammad Al Kumzari.
“Njerëzit vinin në fshatin Kumzar përmes ngushticës së Hormuzit”, thotë ai. “Në të kaluarën, ata kalonin përmes fshatit me anijet e tyre, për të mbushur ujë duke përdorur këtë pusin këtu”.
Fshatarët e tjerë sugjerojnë se marinarët përdorën Kumzarin për të komunikuar në kod dhe për të fshehur marrëdhëniet e tyre midis konkurrentëve.
Sa njerëz e flasin dhe do të jetojnë?
Sot gjuha flitet vetëm nga 4.000 banorët e Kumzarit. UNESCO ka kategorizuar dialektin si “të rrezikuar seriozisht”, ndërsa gjuhëtarët thonë se ky dialekt rrezikon të zhduket në 50 vitet e ardhshme. Agjencia që merret me hulumtimin e gjuhëve, vlerëson se rreth 2.500 gjuhë në mbarë botën janë në rrezik zhdukjeje, arsyeja kryesore mbetet humbja e kulturës lokale.
Në Oman, depopullimi i komuniteteve rurale është i zakonshëm, por raportet lokale thonë se shkalla e lartë e lindjeve në Kumzar ka bërë që fshati të rritet në popullsi me rreth 300 njerëz në vit. Kjo i jep shpresë popullit të Kumzar që gjuha e tyre amtare të vazhdojë edhe në brezat e ardhshëm.
Burimi: Euronews
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.