Kundër koncesioneve – Vasili: Opozita nuk do të lejojë dhënien e rrugëve me PPP

“Opozita nuk do të lejojë dhënien e rrugëve të vendit me koncesion”. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili në një dalje për mediat. Ai shtoi se këtë çështje e ka marrë në dorë populli dhe se qëndrimi për koncesionet është i palëkundur.
“Ka konfirmuar se do të vazhdojë koncesionet edhe për rrugët e tjera. Koncesionet nuk do ti aplikojë dot dhe kjo është e prerë.Këtë çështje e ka marrë populli në dorë dhe e zgjidh ai. Populli është shumë më i madh edhe se Kryeministri dhe 10 policë që do të çojë atje. Fakti që kryeministri vazhdon të flasë për koncesione kur FMN dhe Amabasada amerikane ka kërkuar ndaljen e koncesioneve janë fakt se oligarkët e kanë zënë për fyti. Por Shqipëria nuk mund të jetë as viktimë e oligarkëve dhe as lopa që e mjelin oligarkët që ndajnë pjesën me Kryeministrin.Qëndrimi për koncesionet është i palëkundur”, tha Vasili.
Më tej Vasili u shpreh se opozita nuk heq dorë nga anulimi i tarifës së Rrugës së Kombit, si dhe kërkoi lirimin e qytetarëve që po mbahen të arrestuar. Ndërkohë Vasili ka kërkuar edhe anulimin e taksës së pronës dhe të ujit si dhe anulimin për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.
Entela Barjamaj/SCAN
“BB” këshillon qeverinë për PPP – Faza e zbatimit dhe monitorimit të projekteve, hapësira për përmirësim
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.