“Kundër-paketa” e biznesit për rritjen e çmimeve – Zusi: Propozimet tona brenda pak ditësh
Biznesi shprehet i pakënaqur nga paketa me 7 masa që qeveria ka prezantuar si mbështetje për qytetarët që të përballojnë rritjen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve.
I ftuar në studion e SCAN, kreu i shoqatës së eksportuesve, Alban Zusi tha se biznesi është lënë jashtë fokusit të mbështetjes së qeverisë.
Sipas tij, paketa e qeverisë e qeverisë shqiptare duhet të barazohet me paketat e qeverive të rajonit pasi përndryshe do të shtrembërohet konkurrenca dhe bizneset shqiptare do të penalizohen përballë atyre të rajonit.
Zusi paralajmëron se biznesi do t’i paraqesë qeverisë një paketë alternative mbështetje.
Qeveria shqiptare ka prezantuar një paketë mbështetje ku parashikohet indeksim me 1 mijë lekë e pensioneve, 3 mijë lekë për 3 muaj për shtresat vulnerabël të shoqërisë, rritje të masës së mbështetjes për naftën e bujqësisë si dhe hyrje më të shpejtë në fuqi të tatimit të ri për pagat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.