Kundërpërgjigjet Serbia: Bllokon fluturimet me origjinë nga Mali i Zi
Serbia ka ndaluar fluturimet hyrëse nga kompania kombëtare ajrore e malit të ZI, Montenegro Airlines, pasi Podgorica refuzoi të hapë kufijtë e saj për popullin serb, ku koronavirusi vazhdon të ekzistojë. Drejtoria e Aviacionit Civil të Serbisë tha që vendosi të veprojë pasi masa e Malit të Zi ndikon në reciprocitetin e transportit ajror.
Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markoviç të hënën e shpalli vendin e tij të lirë nga koronavirusi. Markoviç gjithashtu tha se Mali i Zi do të hapte kufij për udhëtarët nga vendet që raportojnë jo më shumë se 25 raste të infeksionit për 100,000 njerëz. Serbia, ku shkalla e infeksionit është më e lartë, nuk ishte në listë.
Ndërsa niveli i infeksionit të koronavirusit ra, Serbia në fillim të këtij muaji hapi kufij me shumicën e fqinjëve të saj, përfshirë Malin e Zi, Kroacinë dhe Hungarinë. Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic u tha serbëve, të cilët vizitojnë Malin e Zi në një numër të madh, “ata nuk duhet të shkojnë atje ku janë të padëshirueshëm”.
Deri më tani, Serbia, me një popullsi prej 7.2 milion, ka raportuar 11.222 raste të infeksionit koronavirus dhe 239 vdekje. Mali i Zi ka raportuar 324 raste dhe nëntë vdekje.(AP)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.