Kundërshtarja e Erdoganit në Stamboll, dënohet me nëntë vjet burg për fyerje ndaj presidentit
Partia opozitare e Turqisë thotë se kryetarja e saj në Stamboll është dënuar me nëntë vjet burg për krime, të cilat përfshijnë edhe fyerjet ndaj presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Canan Kaftancioglu, e cila kryeson Partinë Republikane Popullore (CHP) në qytet, iu dha një dënim prej nëntë vjetësh.
Në aktakuzën ndaj Kaftancioglu përmenden disa tweet që ajo ndau midis 2012 dhe 2017. Ajo u dënua për disa krime që përfshijnë fyerjen e presidentit dhe përhapjen e propagandës terroriste.
Kjo vjen vetëm disa muaj pasi CHP luftoi një betejë të hidhur me AK Partinë e Erdogan (AKP) mbi krye bashkiakun e Stambollit.
Kandidati i AKP-së e humbi ngushtë garën për të qenë kryetar i bashkisë së Stambollit pas zgjedhjeve në mars përpara se bordi zgjedhor të anulonte rezultatin.
Ekrem İmamoğlu i CHP-së më pas fitoi zgjedhjet e përsëritura, këtë herë me një diferencë më të gjerë, 54% në 45%. (Euronews)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.