Kuotat e hidrocentraleve, energjia që po prodhohet dhe shkarkimet! KESH informon për situatën në Kaskadën e Drinit
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare informon lidhur me gjendjen në hidrocentralet e Drinit.
Sipas KESH, nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
-Hec Fierzë 290.58 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd )
-Hec Koman 172.85 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd )
-Hec Vau i Dejës 74.55 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )
Prodhimi në të tre Hec-et është :
-Hec Fierzë, 8.400 MWh (ditor)
-Hec Koman, 13.587 MWh (ditor)
– Hec Vau i Dejës, 4.320 MWh (ditor)
Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 975 m3/s.
Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :
– Hec Fierzë – 476 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
– Hec Koman – 673 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
– Hec Vau i Dejës – 441m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.
KESH deklaron se do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.