Kur do të dalë rezultati i zgjedhjeve? Pritshmëritë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se institucioni që drejton pret që rezultati i votimeve dhe fituesit te kuptohet brenda 48 orëve. Në daljen për mediat në mbyllje të votimeve, Celibashi u kujtoi komisionerëve që respektojnë procedurat e Kodit Zgjedhor në mënyrë që të vijohet me procesin e dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe për të vijuar pa humbur kohë më shumë për nisjen e procesit të numërimit të votave.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.