Kur do të ndalet rritja e çmimeve? – Yzeiraj: Stabiliteti parashikohet pas 1 viti, skenari më i keq është rënia e konsumit

Ekonomistët parashikojnë që qytetarët shqiptarë do të përballen me një rritje të mëtejshme të çmimeve të paktën për një periudhë 1 vjeçare.
Në një intervistë për SCAN, ekonomisti Endrit Yzeiraj sqaron se kriza e shkaktuar deri më tani është ndryshe nga krizat e mëparshme, për shkak se vjen nga ana e ofertës dhe jo e kërkesës.
Sipas tij, skenari më i keq është nëse ky trend rritës i çmimeve do të ndikojë në rënien e konsumit.
Rritja e çmimeve ka ardhur kryesisht si pasojë e luftës Ukrainë-Rusi dhe ridimensionimit të tregjeve ndërkombëtare.
Qeveria shqiptare ka ngritur dy brode për të mbajtur nën kontroll çmimet e hidrokarbureve dhe të 4 produkteve kryesore ushqimore të shportës.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.