Kur “merr fund” gripi i shpendëve? – Boci: Situata nën kontroll, kryhen 150 analiza në ditë!

Afro 150 monstra nga i gjithë vendi po analizohen çdo ditë në Insititutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për të mbajtur nën kontroll gripin e shpendëve përmes adresimit në kohë të rezultateve të analizave.
Në një intervistë për TV SCAN, Zv. Drejtoresha e ISUV, Jonida Boci sqaron procedurën dhe bën më dije se situate po monitorohet edhe në terren.
Por kur mund të marrë fund gripi i shpendëve nisur edhe nga fakti që virus i influencës aviare ka qenë present edhe gjatë vitit që lam pas në vendin tonë.
Rasti i parë me influencë avaiare është konstatuar më 19 Mars në stabilimente të sigurisë së lartë dhe Ministria e Bujqësisë ka qenë në monitorim të situatës hap pas hapi ku janë marrë masat përkatëse për izolimine tij.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.