Kur mund ta miratojë Europa vaksinën ruse dhe pse po vonohet ajo?

“Sputnik është një vaksinë e projektuar mirë dhe meriton interesin e të gjithëve. Jemi të lumtur të bashkëpunojmë me kompaninë prodhuese dhe të shohim mundësinë nëse mund ta përdorim në Europë. Por fillimisht duhet ttë verifikojmë standardet e prodhimit.
Ka një program që po zhvillohet dhe në javët e ardhshme do të shohim nëse do të arrijmë të miratojmë vaksinën. Por para fundit të muajit prill ose fillimit të majit nuk do të jemi gati që të japim miratimin”. Ka qenë kjo deklarata e Marco Cavalerit, përgjegjës i strategjisë së vaksinave në Agjencinë Europiane të Barnave.
Këtë deklaratë ai e dha në një intervistë për Radio24.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.