Kur shpenzojnë më shumë energji elektrike shqiptarët?!

Korporata Energjetike Shqiptare informon se orët me më shumë shpenzim të energjisë elektrike gjatë paradites janë në intervalin 10.00 – 13.00 kurse orët e mbrëmjes me më shumë kërkesë janë 17.00 – 21.00.
KESH bën me dije se në mbrëmje kërkesa është më e lartë se përgjatë orëve të paradites dhe këto quhen orët PEAK kur kërkesa për konsum është e lartë dhe ka nevojë më shumë për energji elektrike.
“Ndaj është shumë e rëndësishme që përdorimi jo i domosdoshëm i energjisë elektrike në shtëpi të bëhet jashtë fashave orare të PEAK”, informon KESH.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.