Kurseni ujin! UKT, qytetarëve: Menaxhoni ujin për të përballuar thatësirën

Kurseni ujin e pijshëm! Ky është apeli që UKT ju drejton të gjithë qytetarëve duke marr shkas nga temperaturat e larta.
UKT, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, ka ngritur grupet e Task Forcës të cilët janë gjatë gjithë kohës në terren për të mos lejuar shpërdorimin pa kriter të ujit, si dhe për të marrë masat përkatëse për këdo që nuk respekton Kodin e Ujit.
Duke qenë se shpërdorimi pa kriter i ujit të pijshëm ndikon në furnizimin normal në të gjithë rrjetin e shpërndarjes, çdo shkelje a shpërdorim i ujit do të ndëshkohet sipas ligjit.
UKT ka bërë dhe apel ndaj administratorëve të pallateve që të kontrollojnë vazhdimisht funksionin normal të pompave për të mundësuar maksimumin e furnizimit me ujë të pijshëm, duke eliminuar çdo shpërdorim të mundshëm të tij.
Gjithashtu, Ujësjellësi i Tiranës fton gjithë qytetarët që të telefonojnë në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800 44 88 për të raportuar çdo rast ndërhyrje apo shpërdorimi të ujit të pijshëm nga persona të papërgjegjshëm.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.