Kurset më të mira falas online mbi biznesin, të cilat nisin në Prill

Diferencat nuk duhet të ushqejnë konfliktet, veçanërisht në një vend pune. Organizatat dhe tregjet janë globale në natyrë. Kjo do të thotë se njerëzit duhet të bashkëpunojnë me njëri tjetrin pavarësisht se mund të jenë shumë të ndryshëm.
Shpeshherë në këtë bashkëveprim, njerëzit ndërgjegjësohen për vlerat e sistemeve, stilet e komunikimeve, dhe mënyrën e të sjellurit.
Marion Festing, një profesor në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe drejtues ndërkulturor i ESCP Europe, do të jetë një nga profesorët e shumtë të cilët do të japin mësim këtë muaj. Kursi do të zgjasë 5 javë, dhe do të bazohet kryesisht në ndërtimin e marrëdhënieve në nivel personal dhe në atë operacional. Kjo gjë nuk është e lehtë, duke patur parasysh barierat që vijnë për shkak të gjuhës, historisë, sistemeve të besimit, praktikave sociale, dhe hamendësimeve të ndërthurura në kulturë. Natyrisht, kulturat tentojnë të shikojnë mënyrat e të bërit të gjërave si një standard i artë, dhe të matin alternativat kundër tyre. Kjo gjë mund të sjell keqkuptime në rastin më të mirë, dhe rezistencë në rastin më të keq, veçanërisht kur kultura e një personi injorohet ose kur vlerat thelbësore sfidohen.
Kjo është çfarë e bën këtë kurs mjaft të vlefshëm. Komunikimi efektiv është mjaft i vështirë në organizata homogjene. Çelësi për të lehtësuar diversitetin e vlerave është padyshim menaxhimi i mirë. Kjo fillon me të kuptuarit se “çfarë bën këtu, mund të mos funksionojë atje”. Si rezultat, kursi thekson dëgjimin dhe ruajtjen e një mendjeje të hapur ndaj alternativave për të arritur të njëjtat objektiva.
Diversiteti dhe marketimi i kursit të prillit MOOC
Temat që ofrohen në këtë kurs do të jenë të orientuara drejt një rritje të diversitetit të natyrave të biznesit. Në datën 10 prill, Shkolla e biznesit ESSEC do të vij më një temë mbi Diversitetin dhe përqasje në vendin e punës, e cila do të mbështet mbi shembuj se si firmat i përdorin njohuritë në avantazhe kompetitive. Shpirti i kundërt i kësaj teme do të zhvillohet në kursin Strategjia dhe Qëndrueshmëria. Mike Rosenberg, një këshilltar akademik, do të ekzaminojë firmat në lidhje me integrimin e interesave afat shkurtra të cilat i shtojnë vlerë aksionerëve, konsumatorëve dhe aktivistëve. Në të njëjtën kohë, Universiteti i Ilinoisit, do të hapë një sesion të ri mbi Tregjet e qëndrueshme, e cila do të përqendrohet në një analizë të thellë se si biznesmenët e rinj të mund të fillojnë një aktivitet të suskesshëm kudo që janë. Do të ketë dhe tema të tjera si Marketingu Viral dhe rikuperimi nga përmbajtje të dëmtuara, e cila do të ndihmojë kompanitë të shkëputen nga ky komercializëm dhe të fillojnë një cikël të ri.
Gjithashtu, Universiteti i Northwestern, do të zhvillojë një kurs mbi Strategjinë e Përmbajtjes për Profesionistët: Menaxhimi i Përmbajtjes, e cila do të ndihmojë kompanitë të përmirësojnë kualitetin dhe qëndrueshmërinë në përmbajtjen e tyre. Për të mësuar më shumë rreth këtyre kurseve dhe për tu regjistruar, mund të klikoni në linqet e mëposhtëm:
Marketing
Marketing Fundamentals: Who Is Your Customer? / April 25 / Babson College
Content Strategy For Professionals: Managing Content / April 3 / Northwestern University
Viral Marketing and How to Craft Contagious Content / April 10 / Wharton
Subsistence Marketplaces / April 10 / University of Illinois
Manaxhim
Intercultural Management / April 5 / ESCP Europe
Strategy and Sustainability / April 10 / IESE Business School
Diversity and inclusion in the Workplace / April 10 / ESSEC Business School
Becoming an Entrepreneur/ Self-Paced / MIT
Critical Perspectives on Management / April 3 / IE Business School
Leadership Through Design Innovation / April 10 / Northwestern University
Financë
Investment Management in an Evolving and Volatile World / April 10 / HEC Paris
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.