Kurset profesionale rrisin punësimin – Mata: Një pjesë e të kualifikuarve kanë hapur biznes, certifikatat njihen edhe në BE!
Një pjesë e madhe e individëve që ndjekin kurset e kualifikimit profesional, jo vetëm që arrijnë të integrohen lehtësisht në tregun e punës, por kanë mundur të ngrenë edhe biznesin e tyre.
Në një intervistë për TV SCAN, Drejtoresha e Qendrës së Formimit Profesionale nr.1 në Tiranë, Hanëme Mata, thekson se këto kurse janë të mjaftueshme dhe me një kurrikul të mirë studiuar që të aftësojë individët të cilët i ndjekin ato.
Qendra së Formimit Profesional nr.1 në Tiranë ofron në total 42 kurse për të gjithë punëkërkuesit e papunë apo ata që duan të kualifikohen më tej, ndërkohë që njohja e certifikatave në Bashkimin Europian, krijon mundësi edhe për punësimin jashtë vendit.
Kurset kanë një kohëzgjatje mesatare 4-mujore dhe për punëkërkuesit e papunë të regjistruar në zyrat e punësimit ofrohen falas. Ndërsa për të interesuarit e tjerë, aplikohen tarifa modeste 3 mijë-7 mijë lekë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.