Kursi i “çudirave” valutore – Leku vazhdon të zhvlerësohet. Rriten me mbi 1 pikë të gjitha monedhat e huaja
Monedha europiane ka fituar sërish pikë këtë të enjte duke fituar 1 pikë në raport me dje, teksa është blerë sot me 126 lekë dhe është shitur me 129 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka fituar mbi një pikë ditën e sotme krahasuar me një ditë më parë, duke u blerë me 115 lekë dhe duke u shitur me 118 lekë.
Paundi britanik gjithashtu është forcuar sot me 1.4 pikë duke u blerë me 141.4 lekë dhe duke u shitur me 146 lekë referuar të dhënave të tregut valutor lokal.
Franga zvicerane është rritur sërish këtë të enjte duke u blerë me 118.4 lekë dhe sduke u shitur me 121.4 lekë krahasuar me një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.