Kursi i këmbimit 10 janar- Në tregun valutor vendas paundi njeh rënien më të madhe! Bie edhe euro

Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet me 109.7 lekë dhe shitet me 110.4 lekë. Në krahasim me një ditë më parë,dollari amerikan ka njohur një rritje të lehtë në blerje.
Euro blihet 121.9 lekë dhe shitet me 122.6 lekë. Në krahasim me një ditë më parë euro ka njohur rënie pasi blihej me 122 lekë dhe shitej me 122.7.
Franga zvicerane blihet 112.1 lekë dhe shitet 112.9 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, edhe franga ka njohur një rritje të lehtë.
Paundi britanik blihet me 142.7 dhe shitet me 143.7 lekë. Paundi ka njohur rënien me të madhe përballë lekut shqiptar pasi një ditë më parë blihej me 143.2 dhe shitej me 144.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.