Kursi i këmbimit, 16 Janar/ Valutat e huaja regjistrojnë luhatje të përgjithshme. Çfarë ka ndodhur me Paundin dhe Dollarin?!

Kjo e Enjte ka shënuar luhatje të përgjithshme të vlerave për të gjitha valutat e huaja, sipas tregut valutor vendas.
Monedha europiane këmbehet sot po njësoj si dje duke u blerë me 121.7 lekë dhe shitur me 122.3 lekë referuar kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik blihet sot me 141.7 lekë dhe shitet me 142.5 lekë duke regjistruar një dobësim të lehtë të vlerës krahasuar më ditën e mërkurë.
Dollari amerikan është blerë sot me 109.1 lekë dhe shitur me 109.8 lekë duke pësuar një rënie të ndjeshme të vlerës në raport më një ditë më parë.
Franga zvicerane ndryshe nga valutat e tjera është forcuar këtë të mërkurë duke u blerë me 112.4 dhe shitur me 113.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.