Kursi i Këmbimit/Bie dollari por ngrihet paundi britanik. Euro e qendrueshme për të tretën ditë

Në tregun valutor vendas dollari amerikan blihet 103.60 lekë dhe shitet 104.80 lekë. Në krahasim me një ditë më parë dollari ka pësuar rënie përballë lekut.
Euro blihet 123.50 lekë dhe shitet 124.10 lekë duke qendruar për të tretën ditë me radhë në të nivel të pandryshuar.
Franga zvicerane blihet 114 lekë dhe shitet 115 lekë duke njohur një rënie në krahasim me një ditë më parë kur blihej me 114.20 lekë dhe shitej 115.20 lekë.
Ndërkohë, Paundi britanik blihet 136 lekë dhe shitet 137.80 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, paundi ka njohur rritje pasi blihej me 135.80 lekë dhe shitej me 137 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.