Kursi i këmbimit, bilanci mujor-“Parakalimi” i papritur e Paundit britanik përballë lekut! Edhe Euro e Dollari e mbyllën muajin me rritje

Gjatë gjithë muajit të kaluar, monedha europiane euro ka qendruar në nivelin e 124 lekëve, me përjashtim të dy ditëve të fundit të muajit kur kapërceu në nivelin 125 lekë. Me 28 shkurt 2019, euro njohu nivelin më të lartë duke u shkëmbyer me 125.92 lekë.
Ndryshe ka ndodhur me dollarin amerikan që ka njohur një rritje graduale. Në fillim të muajit shkurt dollari amerikan këmbehej me 108.62 lekë. Me datë 5 shkurt, dollari amerikan kapërceu në nivelin e 109.2 lekëve për të vijuar më pas me një kapërcim tjetër niveli me 13 shkurt ku u këmbye me 110.11 lekë. Në fakt, ky ka qenë niveli më i lartë i arritur në këtë muaj.
Pjesa e dytë e muajit është shoqëruar me disa luhatje për t’u mbyllur në fund me nivelin e 110.51 lekëve.
“Garën” më të fortë përballë lekut shqiptar e ka pasur paundi britanik. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipëri, paundi britanik ka njohur një rritje të konsiderueshme përballe lekut. Në fillim të muajin, një paund britanik këmbehej me 141.86 lek. Pas datës 19 shkurt, paundi njohur rritje të konsiderueshme të përditshme duke arritur në fund të muajit në nivelin e 147.06 lekëve. Tre ditët e fundit të muajit kanë qenë në fakt ditët kur paundi britanik ka njohur rritjen më të madhe kundrejt lekut shqiptar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.