Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot me valutat e huaja kundrejt monedhës vendase?!

Euro ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 122.7 lekë dhe duke u shitur me 123.2 lekë në raport me një ditë më parë.
Ndërkaq Puandi britanik blihet këtë të enjte me 141.8 lekë dhe shitet me 142.6 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal, duke mos shënuar lëvizje të kuotës krahasuar me ditën e djeshme.
Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes në raport me ditën e Mërkurë duke u blerë me 100.6 lekë dhe duke u shitur me 101.4 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane është dobësuar ndjeshëm ditën e sotme krahasuar me dje duke u blerë me 110.9 lekë dhe duke u shitur me 111.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.