Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore në raport me Lekun?!
Monedha europiane vijon edhe sot të ruaj po të njëjtat vlera sikurse edhe ditën e djeshme duke u blerë sërish me 122.9 lekë dhe duke u shitur me 123.4 lekë.
Ndërkaq edhe Paundi britanik nuk ka regjistruar luhatje të vlerës duke vijuar edhe mëngjesin e sotëm te blihet me 141 lekë dhe të shitet me 142 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Dollari amerikan vazhdon të mos luhatet në raport me dje duke u blerë edhe këtë të mërkurë me 101.7 lekë dhe duke u shitur me 102.4 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane gjithashtu nuk ka shfaqur lëvizje të kuotës krahasuar me ditën e martë teksa është blerë sot sërish me 110.8 lekë dhe është shitur me 111.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.