Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore përballë Lekut?!

Monedha europiane është blerë sot me 122.6 lekë dhe është shitur me 123.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Paundi britanik është dobësuar në raport me fillimin e javës teksa blihet sot me 142.2 lekë dhe shitet me 143 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Dollari amerikan gjithashtu ka pësuar rënie krahasuar me ditën e djeshme teksa blihet mëngjesin e sotëm me 100.4 lekë dhe shitet me 101.1 lekë.
Franga zvicerane blihet sot me 111.1 lekë dhe shitet me 112 lekë në raport me një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.