Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh me Paundin? Humbet mbi 1 pikë brenda natës ndërsa forcohen Euro dhe Dollari amerikan

Monedha europiane ndryshe nga fillimi javës ka fituar pikë këtë të mërkurë duke u blerë sot me 123.7 lekë dhe duke u blerë me 124.3 lekë, referuar kursit të këmbimit lokal.
Edhe Dollari amerikan vazhdon edhe ditën e sotme të forcohet duke fituar 0.4 pikë nga dita e martë teksa është blerë sot me 105 lekë dhe është shitur me 105.7 lekë.
Paundi britanik ndërkaq vazhdon të ndjekë një kurbë zbritëse pasi ka humbur sërish pikë ditën e sotme, konkretisht 1.4 pikë brenda natës duke u blerë sot me 135.6 lekë dhe duke u shitur me 137 lekë.
Sipas tregut valutor vendas, Franga zvicerane është rritur këtë mëngjes me 0.4 pikë në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 113.9 lekë dhe duke u shitur me 114.9 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.