Kursi i këmbimit/ Dobësohen Dollari dhe Euro ndërsa Paundi britanik nuk luhatet
Monedha europiane ka regjistruar një rënie të lehtë të vlerës duke u blerë këtë mëngjes me 123.4 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë, krahasuar me ditën e hënë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka pësuar një zbritje prej 0.3 pikë nga dita e djeshme duke u blerë këtë të martë me 101.7 lekë dhe duke u shitur me 102.6 lekë.
Paundi britanik ndërkaq pas rënies së fortë të ditës që pësoi gjatë fundjavës është shfaqur i qëndrueshëm këtë mëngjes duke u blerë sërish sikurse dje me 135.5 lekë dhe suke u shitur me 136.7 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pasur lëvizje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë edhe sot me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 114.8 lekë, referuar tregut valutor vendas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.