Kursi i këmbimit/ Dobësohen Dollari dhe Paundi ndërsa monedha europiane fiton pikë
Këtë të martë 5 janar monedha europiane ka shënuar një lëvizje pozitive të vlerës në raport me dje duke u blerë me 123 lekë dhe duke u shitur me 123.8 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë krahasuar me ditën e hënë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 100.5 lekë dhe duke u shitur me 101.5 lekë.
Paundi britanik ndërkaq ka pësuar një rënie prej 0.6 pikë nga dita e djeshme teksa blihet këtë të martë me 135.8 lekë dhe shitet me 136.8 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane është forcuar me 0.2 pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 113.2 lekë dhe është shitur me 114.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.