Kursi i këmbimit/ Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi. Çfarë ka ndodhur sot me Euron dhe Frangën
Kjo e martë ka shënuar një kthesë në tregun valutor vendas duke regjistruar një zbritje të ndjeshme për Dollarin amerikan dhe Paundin. Monedha britanike është blerë sot me 137 lekë dhe është shitur me 138.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Dollari amerikan gjithashtu është zhvlerësuar sot në raport me Lekun duke humbur 0.4 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 113 lekë dhe është shitur 113.8 lekë.
Euro është forcuar këtë të martë krahasuar me një ditë më parë duke u blerë me 123.5 lekë dhe duke u shitur 124.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ka fituar pikë ditën e sotme pasi është blerë me 115.5 lekë dhe është shitur me 116.8 lekë në raport me ditën e hënë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.