Kursi i këmbimit/ Dobësohen Paundi britanik dhe Dollari amerikan ndërsa Euro mbetet ‘statik’

Monedha europiane vijon të qëndrojë edhe sot në vlera konstante sikurse edhe gjatë fillimit të kësaj jave teksa blihet sot sërish me 122.6 lekë dhe shitet me 123.2 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik është dobësuar në raport me dje duke u blerë këtë të mërkurë me 141.8 lekë dhe duke u shitur me 142.7 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 100.2 lekë dhe duke u shitur me 101.1 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane blihet sot me 111.3 lekë dhe shitet me 112.1 lekë duke regjistruar një rënie të kuotës në raport me ditën e martë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.