Kursi i këmbimit/ Dobësohen Paundi, Franga dhe Dollari ndërsa Euro nuk luhatet

Këtë të enjte Euro vazhdon të qëndrojë në kuota konstante duke u blerë sërish me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë sikurse edhe një ditë më parë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan ndërkaq ka humbur 0.3 pikë nga dita e mërkurë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 101.1 lekë dhe duke u shitur me 102 lekë, duke shënuar kështu një rënie të lehtë të vlerës.
Paundi britanik gjithashtu pas rritjes së fortë të ditës së djeshme ka humbur 0.5 pikë sot duke u blerë këtë mëngjes me 142.5 lekë dhe duke u shitur me 143.5 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane ka humbur sërish pikë ditën e sotme duke vijuar linjën e saj negative e cila e ka shoqëruar për disa kohë tashmë teksa blihet këtë të enjte me 111.4 lekë dhe shitet me 112.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.