Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Paundi britanik fiton pikë
Monedha europiane vijon edhe ditën e sotme të blihet me 123 lekë dhe të shitet me 123.5 lekë sikurse edhe ditën e mërkurë duke mos pësuar luhatje të vlerës.
Ndërkaq Paundi britanik ka fituar 0.2 pikë nga dita e djeshme duke u blerë mëngjesin e sotëm me 143.2 lekë dhe duke u shitur me 144.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie prej 0.2 pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 102.8 lekë dhe duke u shitur me 103.6 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ka humbur 0.4 pikë nga dita e mërkurë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 110.8 lekë dhe duke u shitur me 111.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.