Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Paundi rikuperon pikë

Monedha europiane vijon e dhe sot të ruaj po të njëjtat vlera sikurse edhe ditën e hënë duke u blerë sërish me 122.6 lekë dhe duke u shitur me 123.2 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka rikuperuar pikë në raport me një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 142.1 lekë dhe është shitur me 142.9 lekë.
Dollari amerikan blihet sot me 100.6 lekë dhe shitet me 101.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor duke regjistruar kështu një zbritje krahasuar me dje.
Franga zvicerane është blerë këtë të martë me 111.5 lekë dhe është shitur me 112.4 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.