Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan. Stabilizohen Paundi dhe Euro

Monedha europiane vazhdon të qëndrojë konstante në raport me monedhën vendase duke u blerë edhe sot sikurse një ditë më parë me 123.8 lekë dhe duke u shitur me 124.4 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës në krahasim me ditën e martë duke u blerë sot me 109.4 lekë dhe duke u shitur me 110.2 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ndërkaq shfaqet i stabilizuar pas rënies së ndjeshme të një dite më parë duke u blerë me 136 lekë dhe duke u shitur me 137.5 lekë sikurse dje.
Referuar tregut valutor vendas, franga zvicerane ka humbur pikë këtë të mërkurë pasi është blerë me 115.1 lekë dhe është shitur me 116.4 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.