Kursi i këmbimit/ Dobësohet Franga dhe Paundi ndërsa Euro dhe Dollari rikuperojnë pikë

Monedha europiane është forcuar këtë të mërkurë duke u blerë sot me 122.4 lekë dhe duke u shitur me 123 lekë në raport me një ditë më parë.
Ndërkaq edhe Dollari amerikan ka fituar pikë mëngjesin e sotëm teksa blihet sot me 105.5 lekë dhe shitet me 106.3 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka shënuar rënie të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 143.3 lekë dhe duke u shitur me 144.3 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane është zhvlerësuar në raport me dje duke u blerë sot me 115.1 lekë dhje duke u shitur me 116 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.