Kursi i këmbimit/ Dobësohet monedha europiane ndërsa Dollari dhe Paundi nuk luhaten

Monedha europiane ka shënuar një rënie prej 0.2 pikë nga dita e martë duke u blerë këtë mëngjes me 122.8 lekë dhe duke u shitur me 123.5 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik shfaqet i qëndrueshëm mëngjesin e sotëm duke u blerë sërish sikurse edhe dje me 134.4 lekë dhe shitur me 135.7 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Edhe Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të vlerës ditën e sotme duke vijuar njësoj si dje të blihet me 100.7 lekë dhe të shitet me 101.6 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane është dobësuar këtë të mërkurë në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 113 lekë dhe duke u shitur me 114 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.