Kursi i këmbimit/ Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan ndërsa Paundi fiton pikë

Monedha europiane e ka nisur këtë javë në vlera të qëndrueshme pasi vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 123.7 lekë dhe të shitet me 124.3 lekë sikurse edhe javën e kaluar.
Ndërkaq Dollari amerikan ka humbur 0.3 pikë në raport më javën që shkoi duke u blerë sot me 104 lekë dhe duke u shitur me 104.8 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik është forcuar këtë të hënë duke u rritur me 0.4 pikë krahasuar me periudhën e 24-28 gushtit teksa blihet sot me 138 lekë dhe shitet me 138.9 lekë.
Referuar tregut valutor vendas Franga zvicerane ka fituar pikë ditën e sotme pasi është blerë me 114.5 lekë dhe është shitur me 115.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.