Kursi i këmbimit/ Dobësohet ndjeshëm Dollari. Sa këmbehen sot Euro, Franga dhe Paundi?!

Këtë të mërkurë monedha europiane është dobësuar me 0.2 pikë krahasuar me një ditë më parë duke u blerë me 123 lekë dhe duke u shitur me 123.8 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistrua rënie në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 139.4 lekë dhe duke u shitur me 142 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan ka shënuar një zbritje të ndjeshme prej 0.5 pikë krahasuar më ditën e martë pasi është blerë sot me 113.2 lekë dhe është shitur me 114.5 lekë referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane vazhdon edhe ditën e sotme të humbasë pikë pasi është blerë me 114.7 lekë dhe është shitur me 117.4 lekë teksa ka pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me dje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.