Kursi i këmbimit/ Dobësohet Paundi britanik ndërsa Dollari dhe Euro nuk luhaten

Monedha europiane vijon të ruaj vlera konstante sikurse prej kohësh tashmë duke u blerë edhe sot me 122.6 lekë dhe shitur me 123.1 lekë sikurse edhe dje.
Edhe Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të kuotës këtë të martë teksa vijon të blihet edhe mëngjesin e sotëm me 101 lekë dhe të shitet me 101.7 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ka regjistruar rënie të vlerës këtë të martë në raport me një ditë më parë duke u blerë me 142.1 lekë dhe duke u shitur me 142.9 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane blihet sot me 112.1 lekë dhe shitet me 112.9 lekë krahasuar me ditën e hënë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.