Kursi i këmbimit/ Dobësohet Paundi ndërsa Dollari rikuperon pikë

Monedha europiane vijon të qëndrojë statike teksa blihet sërish edhe sot me 121 lekë dhe shitet me 121.6 lekë sikurse edhe ditën e djeshme, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ndërkaq ka humbur pikë këtë të martë pasi në raport em dje është blerë sot me 141.7 lekë dhe është shitur me 142.7 lekë.
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë krahasuar me ditën e hënë pasi blihet mëngjesin e sotëm me 104.5 lekë dhe shitet me 105.2 lekë.
Franga zvicerane, referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 112.3 lekë dhe shitet me 113.3 lekë duke regjistruar rritje të vlerës në raport me një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.